09:24 / E Martë, 11 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Reali insiston për Sterlingun

Real Madridi, ende nuk ka gjetur zëvendësuesin ideal pas largimit të Cristiano Ronaldos, i cili la kryeqytetin spanjoll pas 9 vjetësh në verën e 2018-s.

Klubi “galaktik”po punon për të sjellë në “Santiago Bernabeu” një futbollist të kalibrit të lart botëror. Gazeta prestigjioze angleze “The Telegraph” shkruan se Reali do të synojnë Raheem Sterlingun në merkaton e verës. Sulmuesi anglez nuk ka arritur ende marrëveshje me klubin e Manchester Cityt për të rinovuar kontratën e cila përfundon, më 2023.

Drejtuesit madrilenë për të rënë në gjurmët e Sterlinutg duhet të paguajnë më shumë se 150 milionë euro. Edhe pse Pep Guardioa e ka liderin e skuadrës te City. Megjithatë një klubi si Reali vështirë si i thua “jo” nëse të vjen një ofertë joshëse.