10:14 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Reali e ka gati ofertën për yllin e Ajaxit

Blancosët janë gjithnjë e më afër mesfushorit holandez.

Real Madridi po e përgatit një ofertë prej 55 milionë eurosh për mesfushorin e Ajaxit Donny van de Beek.

Transferimi i holandezit në Santiago Bernabeu pritet të ndodhë gjatë merkatos së verës, pasi tashmë  një kohë mbretërit janë vënë pas shërbimeve të tij.

Siç raporton Telegraafi, është vetë trajneri francez Zinedine Zidane, i cili është duke kërkuar me ngulm ta përforcojë repartin e mesfushës.

Kujtojmë se për shërbimet e holandezit është e interesuar edhe skuadra angleze, Tottenham, por raportohet se edhe vetë dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Realit.

Van de Beeku ka arritur të shënojë pesë gola këtë sezon dhe të bëjë 13 asistime me Ajaxin në Eredivise, aty ku Ajaxi renditet në pozitën e parë.