Reali konfirmon lëndimin e Mendyt, ja sa do të mungojë

Futbollisti i Real Madridit, Ferland Mendy, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Atletiko Madridit.
Lëndimin e mbrojtësit francez e ka konfirmuar edhe klubi mbretëror, shkruan IndeksOnline.
”Pas testeve të kryera sot te Ferland Mendy nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kërpudhave në këmbën e majtë. Rikuperimi i tij do të vlerësohet”, thuhet në njoftim.
Sipas raportimeve të mediave, Mendy do të jetë jashtë fushave për së paku 3-4 javë. Ai do të rikthehet pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtar, në muajin prill./IndeksOnline/