Reali konfirmon lëndimin e rëndë të Rodrygos, humb Kupën e Botës
Real Madrid ka konfirmuar se Rodrygo ka këputur ligamentin.
Sulmuesi brazilian si pasoj e këtij lëndimi do të humbas edhe Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.
Ai pritet të jetë jashtë fushave për rreth 10 muaj.
”Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Rodrygo nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një këputje e ligamentit të kryqëzuar anterior dhe një këputje e meniskut lateral të këmbës së djathtë.”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.
Kujtojmë se Rodrygo u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Getafes, ku Real Madrid pësoi humbje me rezultat 1-0./IndeksOnline/

