Reali konfirmon mungesën e Vinicius edhe për ndeshjen ndaj Gironas

Real Madrid të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La Liga.
”Los Blancos” do të përballen me Gironën, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, shkruan IndeksOnline.
Ashtu si në tre ndeshjet e fundit, Vinicus Junior nuk do të jetë i gatshëm të luaj të dielen.
Braziliani ka pësuar një lëndim, por pritet të luaj në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atalantas.
Carlo Ancelotti ka publikuar listën me futbollistët e ftuar ndaj Gironas, ku mungojnë Vinicus, Camavinga e Alaba, e po ashtu edhe Carvajal dhe Éder Militao që për ta ka përfunduar sezoni.
Lista e futbollistëve të ftuar:
Portierë: Courtois, Lunin dhe Sergio Mestre.
Mbrojtës: Lucas Vázquez, Vallejo, Fran García, Rüdiger, Mendy dhe Asencio.
Mesfushorët: Bellingham, Valverde, Modrić, Tchouameni, Arda Güler, Ceballos dhe Chema.
Sulmues: Mbappé, Rodrygo, Endrick, Brahim dhe Gonzalo.
