75 Mall Live Search
22:57 / E Martë, 25 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Reali me 14 kupa që nga largimi i Mourinhos

Reali i Madridit ngriti në Abu Dhabi Botërorin e Klubeve për herë të katërt në histori, që duke shtuar edhe 3 Kupat Interkontinentale e çojnë në shtatë numrin në këtë kategori të trofeve. Është i pari në listë dhe shumë i shkëputur nga skuadra e dytë që është Milani me katër tituj.

Ky është vetëm fillimi i lavdisë për një ekip si Reali i Madridit që prej pesë vitesh është duke dominuar panoramën futbollistike: që nga viti 2014, kur nisi gjithçka deri në finalen e vitit 2018. Në total, madrilenët kanë fituar 14 tituj. Tre prej tyre kombëtarë (Një La Liga, një Kupë Mbreti dhe një Superkupë Spanje) dhe 11 ndërkombëtarë (4 Champions, 4 Botërorë klubesh, tre Superkupa Europe).

MADRID, SPAIN – SEPTEMBER 01: Luka Modric of Real Madrid celebrates with his 2017/18 UEFA Men’s Player of the Year award before the La Liga match between Real Madrid CF and CD Leganes at Estadio Santiago Bernabeu on September 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Një mori titujsh për “galaktikët” që rastis me largimin e Murinhos nga Reali i Madridit. Portugezi fitoi 3 tituj (një kampionat, një Kupë dhe një Superkupë Spanje) në tri sezone. Të dhëna jo shumë pozitive për një trajner si portugezi, emri i të cilit lidhet sërish me madrilenët tani që u largua nga Manchesteri.

236 TROFE

Në skuadrën e Realit të Madridit, duke llogaritur të gjithë kupat e lojtarëve janë 236 tituj, 24 La Liga, 59 Champions League, 69 Botërorë Klubesh, 13 Kupa Mbreti, 45 Superkupa Europe dhe 26 Superkupa Spanje. Ekzaktësisht, 2 kapitenët, Sergio Ramos dhe Marcelo, kryesojnë listën me nga 20 trofe secili prej tyre (4 Liga, 4 Champions, 4 Botërorë klubesh, 2 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europe, 3 Superkupa Spanje).
Futbollistët e Barcelonës të gjithë bashkë kanë fituar 230 tituj, ndërsa ata të Atletikos 65.