Reali me dy mungesa të mëdha për “El Clasico”, këta janë futbollistët e ftuar nga Ancelotti

Real Madridi ka zbuluar listën me futbollistët e grumbulluar për derbin e nesërm ndaj rivalit të përbetuar, Barcelonës, në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Carlo Ancelotti nuk do t’i ketë në dispozicion dy prej futbollistëve kyç të skuadrës.
Karim Benzema dhe Ferland Mendy do nuk do të mund të paraqiten nesër për “Los Blancos”.
📋✅ ¡Nuestros convocados para #ElClásico! pic.twitter.com/f7AeF5IktH
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 19, 2022
“El Clasico” do të zhvillohet nesër nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.
Madrilenët janë lider në tabelë me 66 pikë, kurse katalunasit ndodhen në pozitën e tretë me 51 pikë.