75 Mall Live Search
19:04 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Reali me mungesa ndaj Liverpulit, Ancelotti publikon formacionin zyrtar

Dy nga skuadrat më të trofeshme në garat evropiane, Liverpul dhe Real Madrid do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja zhvillohet në “Anfield”, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Kampioni në fuqi po përballet me shumë lëndime këtë sezon, derisa trajneri Carlo Ancelotti tashmë ka publikuar formacionin zyrtar.

Në mungesë të Vinicius Jr, sulmi i Realit do të udhëhiqet nga Kylian Mbappe, i mbështetur nga Jude Bellingham e Brahim Diaz.

Liverpuli është skuadra e vetme e cila ka të gjitha fitore këtë sezon të Ligës së Kampioneve, me 12 pikë të grumbulluara, derisa Real Madrid ka dy fitore e dy humbje./IndeksOnline/