75 Mall Live Search
16:05 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Reali me një dorë te titulli, fiton si mysafir i Bilbaos

Real Madrid ka shënuar fitore të madhe dhe njëkohësisht të vështirë në luftën për titullin e La Ligas.

Mbretërit kanë mposhtur si mysafir Athletic Bilbaon me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 34-të të kampionatit spanjoll, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sergio Ramos në minutën e 73-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e parë me 77 pikë, shtatë më shumë se Barca që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/