Reali me një pankartë speciale për ndeshjen ndaj Juventusit, do të nderojë një ish-lojtar të vetin

Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshje kjo e vlefshme për fazën e ligës të kësaj gare, e cila premton spektakël.
Para çdo ndeshje, tifozët madrilen shpalosin një pankartë speciale, duke u varur nga rëndësia e ndeshjes.

Këtë herë do të nderojnë ish-lojtarin e vet, Lucas Vazquez, duke rikrijuar një foto të futbollistit kur ishte fëmijë, duke mbajtur shallin e Real Madridit në një ndeshje atë kohë.
Ndeshja kujtojmë se do të luhet sonte në orën 21:00, në “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/