75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 02 Janar 2026 / L A

Reali me rikthimin e parë për vitin e ri, Alexander-Arnold stërvitet me skuadrën

2026 nisi quditshëm për Real Madridin.

Kjo pasi që në natën e fundit të vitit që lamë pas, Kylian Mbappe pësoi një lëndim që e lë jashtë fushës, shumicën e muajit janar.

Ai s’do të jetë prezent as për ndeshjet e Superkupës së Spanjës, që zhvillohen në Arabinë Saudite.

Por ka edhe lajme të mira, pasi që Trent Alexander-Arnold është rikthyer nga lëndimi dhe po stërvitet me skuadrën.

Se a do të aktivizohet për ndeshjen e parë të Realit për këtë vit ndaj Real Betisit mbetet të shihet.

Ndeshja kujtojmë se luhet të dielën, në “Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/