14:11 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Reali më shiti te Man City pasi që Chelsea filloi t’i shiste fanellat me emrin tim”

Robinho ka zbuluar se ai dëshironte të largohej nga Real Madridi drejt Chelseat, por u detyrua të transferohej në Manchester City.

”Doja të transferohesha te Chelsea, Scolari më tregoi se unë do ta bëja diferencën në skuadër”, tha ai, transmeton IndeksOnline.

”Megjithatë Real Madridi prishi raportet me ta, ata nuk e pëlqyen mënyrën se si Chelsea shiti fanellat me emrin tim para se të kompletohej marrëveshja”.

”Jam i sigurt se kjo bëri që bisedimet të dështojnë se kjo ishte një çështje krenarie për Real Madridin”.

Robinho

”Në krye të kësaj, Chelsea ishte në Champions League dhe Man City nuk ishte”.

Ronaldo mohoi se ai ndjeu keqardhje për largimin nga Madridi.

”Nuk pendohem për largimin nga Madridi por më vjen keq që mbaroi keq aventura ime aty”, shtoi braziliani./IndeksOnline/