75 Mall Live Search
23:06 / E Diele, 17 Prill 2022 / C E

Reali mposht Sevillën me përmbysje spektakolare

Real Madridi e ka bërë një rikthim spektakolar të rezultatin ndaj Sevillës të cilën edhe e ka mposhtur me rezultat 3-2 edhe pse ishte duke humbur me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për xhiron e 32-të në La Liga dhe kjo fitore tashmë e konfirmon Realin si skuadër ma rivalitet në këtë edicion garues për titullin kampion.

Sevilla krjijoi epërsi prej 2-0 me golat e realizuara nga Ivan Rakitic në minutën e 21’ dhe Eric Lamelas në të 25-tën dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me të filluar pjesa e dytë filloi edhe përmbysja e madhe nga Real Madridi. Fillimisht Rodrygo e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e tij të realizuar në minutën e 50-të.

Pastaj në shtatë minutat e fundit mysafirët realizuan edhe dy gola përmes Fernandez në minutën e 83’ dhe të Karim Benzemas në minutën e 92-të.

Me këtë fitore, Reali ka arritur në kuotën e 75 pikëve, 15 më shumë se Barcelona që renditet e dyta në tabelë dhe pothuajse e ka siguruar titullin kampion për edicionin 2021/22.