22:52 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reali mposht Sevillën, prek kreun e tabelës

Real Madrid  është rikthyer te fitorja pas humbjes nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit mposhtën Sevillën me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligës.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Karim Benzema në minutën e 64-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali ngjitet në pozitën e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në krye. /IndeksOnline/