75 Mall Live Search
11:11 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas 100 ditësh, Reali mund të rrëmbej përsëri kreun e La Ligas

Real Madridi ka mundësinë që edhe një herë të bëhet udhëheqës i vetëm i La Liga Santander sot (e diel) në mbrëmje, kur ata udhëtojnë për t’u përballur me Real Valladolid, pas humbjes 2-0 të Barcelonës në Valencia të shtunën pasdite.

Hera e fundit që Los Blancos ishte lideri në La Liga 100 ditë më parë, më 19 tetor, por humbja e tyre 1-0 nga Mallorca dha një mundësi për Barcelonën që të uzurponte kreun.

Që atëherë, ekipi i Zinedine Zidane nuk ka humbur më, megjithatë ata nuk kanë qenë në gjendje të bëhen lider për shkak të aftësisë së Blaugranëve për të marrë rezultate pozitive, të paktën deri të shtunën.

Në fakt, një barazim në Jose Zorrilla do të ishte i mjaftueshëm që Reali të rifitonte vendin e parë, megjithëse një fitore do t’i shihte ata të hapnin një hendek prej tre pikësh ndaj katalunasve, që mund të jetë i rëndësishëm për vazhdimin e sezonit.

Mbretërit janë në një formë mbresëlënëse aktualisht, pasi ka kaluar 11 ndeshje pa humbje në La Liga, formë e cila nëse zgjatet do t’i shikonte ata të kapnin vendin e parë në tabelë.

Barcelona pati rastin të fitojë dhe të bëjë presion ndaj Los Blancos, por tani Reali do të ketë mundësinë të bëjë të njëjtën gjë, megjithëse këtë herë Blaugranët nuk do të ketë shansin të përgjigjet në këtë ditë të ndeshjes.