Reali ndalet nga Bilbao, Barca kryesues i vetëm i La Ligas
Pas barazimit në El Clasico, Real Madrid ka humbur edhe dy pikë të tjera.
Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka barazuar pa gola në shtëpi kundër Athletic Bilbaos.
Për kundër dominimit të madh, Los Blancos nuk arritën të shënojnë golin e artë të shumë kërkuar sonte.
Me këtë barazim, Reali mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, dy më pak se Barcelona në vendin e parë. /IndeksOnline/
