Reali ndryshon emrin dhe logon e stadiumit
Skuadra e Real Madridit ka zbuluar një logo dhe emër të ri për stadiumin Santiago Bernabeu.
Në një video e cila po qarkoulli në rrjetet sociale, stadiumi tashmë do të quehet vetëm ”Bernabeu”, pra një emër më i shkurt, shkruan IndeksOnline.
Ky imazh i ri i korporatës do të debutojë me ndeshjen e NFL-së, midis Washington Commanders dhe Miami Dolphins, e cila zhvillohet të dielen.
Sipas njoftimit, imazh të ri korporativ për stadiumin Santiago Bernabéu, me një logo që përfshin profilin e pamjes së re futuriste të stadiumit dhe shkurton emrin nga Santiago Bernabéu në Bernabéu./IndeksOnline/


