Reali në kërkim të titullit të 15-të, Dortmund kërkon të dytin, ja kur zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2023/24 do të zhvillohet mes Borusia Dortmundit dhe Real Madridit.
Skuadra gjermane arriti në finale pasi eliminoi PSG-në në gjysmëfinale, derisa ajo spanjolle e eliminoi Bayern Munchenin, shkruan IndeksOnline.
Real Madrid që ‘sundon’ Evropën, janë në kërkim të trofeut të 15-të në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, kjo do të jetë finalja e tretë për Dortmundin, ku e ka fituar vetëm një herë këtë trofe, në vitin e largët 1997, pasi e mposhti Juventusin në finale me rezultat 3-1, derisa në vitin 2013 kishte pësuar humbje nga Bayern Munchen, me rezultat 2-1.
Finalja emadhe e Ligës së Kampionëve zhvillohet në stadiumin ”Wembley” me datë 1 qershor./IndeksOnline/