Reali njofton se kur do të mbahet ceremonia lamtumirëse për Vazquezin

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi.
Spanjolli, vendosi që të largohet pas 18 vitesh në skuadër, ku nuk vazhdoi kontratën e tij.
Ndërsa klubi madrilen, do t’i mbajë edhe ceremoni lamtumirëse për Vazquez, që do të mbahet nesër më 17 korrik.
Lucas Vázquez u bashkua me Real Madridin në vitin 2007, në moshën 16 vjeç, dhe luajti në çdo nivel të sistemit të të rinjve, nga U-19 deri te Castilla. Pas një sezoni si huazim te Espanyol, ai debutoi për ekipin e parë të Real Madridit në shtator 2015.
Që atëherë, ai e ka veshur fanellën e Realit në 402 ndeshje gjatë 10 sezoneve, në një nga periudhat më të suksesshme në historinë e klubit. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar 23 tituj: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 tituj La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./IndeksOnline/