Reali nuk di për humbje në Champions, ”shkel” Bragën dhe siguron kualifikimin

Real Madridi ka arritur të sigurojë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Champions League.
“Mbretërit”, mposhtën në shtëpi Bragën me rezultat bindës, 3-0, shkruan IndeksOnline.
Brahim Diaz hapi serinë e golave në minutën e 27-të.
Vinicuus dyfishoi rezultatin në minutën e 58-të, ndëra tre minuta më vonë, Rodrygo vulosi fitoren e ”Los Blancos”.
Me këtë fitore, Reali është lidere e Grupit C, me 12 pikë në katër ndeshje, e ndjekur nga Napoli me 7 pikë.
Në anën tjetër, Braga renditet në vendin e tretë me 3 pikë./IndeksOnline/