75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 02 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Reali nuk e lë vetëm Barçën, barazon me Betisin

Barcelona humbi në ndeshjen e sotme mirëpo humbjen e katalunasve nuk e shfrytëzuan as ‘mbretërit’ të cilën barazuan me Real Betisin.

Në këtë ndeshje nuk u shënua as një gol edhe pse Real Madridi kishte disa shanse mjaftë të mira dhe po ashtu edhe posedimi i topit ishte në epërsi të tyre.

Po ashtu portieri i Betisit sonte pati punë më shumë se zakonisht pasi që i ndali shtatë gjuajtje të Madridit në golën e tyre.

Me këtë barazim Real Madridi e barazoi Barcelonën me pikët e tyre në rënditjen tabelare ku dy gjigantët spanjoll kanë nga 22 pikë kurse rivali i tyre Atletico Madridi ka vetëm një pikë më pak./Indeksonline/.