75 Mall Live Search
23:08 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Reali nuk e përballon ”klimën” amerikane, barazon me Al Hilal

Xabi Alonso nuk e ka nisur mirë aventurën si trajner i Real Madrdit.

Mbretërit duket se nuk janë përshtatur me klimën amerikane, pasi barazuan 1-1 ndaj Al Hilal, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube, shkruan IndeksOnline.

”Los Blancos” e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epëri me golin e Gonzalo Garcia, në minutën e 34-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Ruben Neves u tregua i sakt nga penalltia dhe barazoi shifrat.

Reali e pati mundësinë për të marr tre pikë, por Valverde gaboi nga pika e bardhë, në minutën 90+2./IndeksOnline/