Reali nuk lejon befasi, shënon fitore ndaj Brest

Real Madrid nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi shënoi fitore në udhëtim ndaj Brestit, me rezultat 0-3, shkruan IndeksOnline.
Reali kishte epërsin që nga pjesa e parë, kur Rodrygo shënoi në minutën e 27-të.
Jude Bellingham dyfishoi rezultatin në minutën e 56-të.
Rodrygo me golin e dytë personal, vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 78-të.
Reali me 15 pikë të grumbulluara ka siguruar play-offin, së bashku me Brest, e cila ka 13 pikë është renditur në vendin e 18-të në tabelë./IndeksOnline/