11:45 / E Martë, 05 Prill 2022 / C E

Reali pa Ancelottin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti nuk do të udhëtoj me skuadrën për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Italiani ka rezultuar pozitiv në testin për Covid19 dhe Reali u drejtua nga asistenti i tij, Davide në fitoren 2-1 ndaj Celta Vigos.

Ancelotti do të humb ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj kampionëve të Evropës, Chelseas për shkak të gjendjes së tij.

Megjithatë ka edhe një mundësi pasi nesër ai do të bëjë edhe një test PCR por gjasat janë të vogla që ai të jetë në stol ndaj Chelseas. /IndeksOnline/