Reali pa dy yjet e saj ndaj Valencias, publikon listën
Real Madridi do të zhvillojë ndeshjen e radhës në La Liga.
Ata do të jenë mysafir të Valencias, në një klasike të dy skuadrave të mëdha spanjolle.
Lajm i keq për Realin është mungesa e yjeve si Rodrygo dhe Vinicius Jr, me Rodrygon që është i lënduar dhe Vinicius për shkak të kartonave të grumbulluara në dy ndeshjet e fundit.
Ndërsa në list kthehet anglezi, Trent Alexander-Arnold i cili kishte qenë i lënduar për një kohë.
Kjo është lista e plotë:

Ndeshja kujtojmë se luhet në stadiumin “Mestalla”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/

