15:20 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Reali përballë Gironas, formacionet zyrtare

Real Madridi do të takohet me Gironan sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 16:15, në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti e synon fitoren e pestë radhazi për të vazhduar kryesimin në tabelë.

Kurse, Girona nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar katër humbje e dy barazime.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy, Kroos, Camavinga, Modric, Valverde, Vinicius, Rodrygo.

Girona: Gazzangia, Couto, Bueno, Martinez, Lopez, Gutierez, Herrera, Romeu, Garcia, Fernandez, Castellanos.

Mos i humb