75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 23 Prill 2025 / Gj. Sh

Reali përsëri fiton me një gol, kësaj radhe ”hero” Arda Guler

Ashtu si me Atletiko Bilbaon, Real Madrid ka marr tre pikë të reja, duke fituar përsëri me rezultat 1-0, kësaj radhe ndaj Getafes.

Hero i madrlineve ishte Arda Guler, i cili shënoi golin e fitores, në minutën e 31-të, shkraun IndeksOnline.

Reali po vazhdon të ndjek Barcelonën në garën për titull kampion, ku renditet në vendin e dytë me 72 pikë, katër më pak se skuadra katalanase.

Në anën tjetër, Getafe renditet në vendin e 12-të, me 39 pikë.

Kujtojmë që Real Madrid dhe Barcelona të shtunën me 26 prill kërkojnë trofeun e parë, pasi luajnë finalen e Copa del Rey./IndeksOnline/