Reali po e sheh “përmas” Barcelonën, “blindon” kreun e tabelës

Real Madrid ka shënuar fitoren tjetër, të pestën radhazi në La Liga.
Mbretërit kanë mposhtur Osasunën me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së 23-të të ligës spanjolle.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Unai Garcias në minutën e 14-të të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Isco në minutën e 33-të, shkruan Indeksonline.
Golin e dytë Reali e shënoi pesë minuta më vonë, kur Sergo Ramos arriti të realizoj me kokë.
Golin e tretë për Realin e shnënoi Lucas Vazquez pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Në minutat shtesë realizoi edhe Luca Jovic në minutën e dytë shtesë.
Me këtë fitore, skuadra e Zidane është në vendin e parë me 52 pikë, gjashtë më shumë se Barca që sonte është mysafir e Betisit. /IndeksOnline/