Reali po mbretëron në La Liga, mposht edhe Sevillën

Real Madrid ka marrë tri pikë në derbin e La Ligas ndaj Sevillës.
Mbretërit kanë fituar me rezultat 2-1 edhe pse ishin në disavantazh, shkruan Indeksonline.
Sevilla kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Mir në minutën e 12-të.
Rezultatin e barazoi Benzema në minutën e 32-të, ku e shfrytëzoi shumë mirë një gabim të portierit.
Golin e fitores për Realin e shënoi Vinicius Junior në minutën e 87-të.
VINÍCIUS JÚNIOR WINS IT FOR REAL MADRID IN THE LAST MINUTES WITH A WORLD CLASS GOAL 🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥pic.twitter.com/uoPpBTAbGm
— ً (@ViniXtra) November 28, 2021
Reali vazhdon kryesimin e tabelës së La Ligas me 33 pikë, katër më shumë se Atletico Madrid dhe Real Sociedad derisa Sevilla është e katërta me 28 pikë. /IndeksOnline/