Reali po monitoron mbrojtësin e Bayern Munchenit

Real Madrid po monitoron situaten e mbrojtësit të Bayern Munchen, Alphonso Davies.
Ai cilësohet si njëringa mbrojtësit e krahut të majt më të mirë në botë aktualisht, shkruan IndeksOnline.
Jose Felix Diaz ka raportuar në kanalin Twitch të MARCA-s, se Davies është një nga lojtarët që Real Madridi po i ndjek nga afër.
Mbrojtësi i krahut, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025, po monitorohet nga afër nga klubi për një pozicion që ka vend për përmirësim.
“Nga Bayerni, emri që ata kanë më shumë në mendje është Davies”, iu përgjigj Felix një mesazhi nga një ndjekës i kanalit që sugjeroi Joshua Kimmich për klubin.
Davies do të jetë edhe pjesë e Kampionatit Botëror “Katar 2022” me kombëtaren e Kanadasë./IndeksOnline/