22:51 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reali po sheh nga lartë, merr “fronin” në La Liga

Real Madrid tashmë ka marrë kreun në La Ligën spanjolle.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka mposhtur Osasunën me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës.

Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 36-të me golin e Vinicius nga distanca, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Rodrygo në minutën e 72-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali merr kreun e tabelës në La Liga me 14 pikë, një më shumë se Atletico Madrid dhe katër më shumë se Barcelona që aktualisht është në vendin e pestë. /IndeksOnline/