75 Mall Live Search
16:19 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / Gj. Sh

Reali pranë transferimit të Bellingham, marrëveshja mund të mbyllet këtë muaj

Real Madridi është shumë pranë transferimit të Jude Bellingham.

Gazeta spanjolle, Marca raporton se tashmë palët kanë renë dakord për kushtet personale dhe Bellingham duket i bindur nga projekti i Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

Sipas gazetës shuma e transferimit të Bellingam pritet të jetë mes 100 dhe 120 milionë eurove, ndërsa sulmuesi anglez do të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2029.

Juni Calafat ka qenë vendimtar në këtë proces dhe ka planifikuar edhe një takim për të negociuar dhe për të tentuar të arrijë marrëveshje të plotë edhe me Dortmundin.

Mbretërit janë të bindur se marrëveshja mund të arrihet gjatë këtij muaji.

Të interesuar për shërbimet e Bellingham ishte edhe skuadra e Liverpulit, e cila ishte tërhekur nga gara gjatë muajit prill, ndërsa Manchester City ka pak gjasa për transferimin e tij./IndeksOnline/