75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 25 Nëntor 2025 / L A

Reali publikon listën anti-Olympiacos, mungojnë Courtois dhe Huijsen

Real Madridi ka publikuar listën për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos”, do të udhëtojnë drejt Greqisë ku do të përballen me gjigantin grek, Olympiacos.

Për këtë ndeshje, Reali publikoi listën ku do të jetë pa Thibaut Courtois i cili po vuan nga gastriti si dhe pa mbrojtësin Dean Huijsen.

Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë se ndeshja zhvillohet në stadiumin “Karaiskakis”, në Pireu me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/