75 Mall Live Search
09:44 / E Mërkurë, 24 Shtator 2025 / L A

Reali rikthen interesimin për yllin e PSG-së

Real Madridi ka rifilluar përpjekjet për të transferuar mesfushorin portugez Vitinha nga Paris Saint-Germaini.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Pérez ka arritur një marrëveshje verbale me menaxherin e lojtarit, Jorge Mendes, për një kalim të mundshëm në “Santiago Bernabéu”.

Trajneri Xabi Alonso e sheh 24-vjeçarin si zëvendësues ideal për boshllëkun e lënë nga Toni Kroos dhe Luka Modriq, duke e konsideruar Vitinha-n lojtarin perfekt për organizimin e lojës. PSG-ja kërkon mbi 80 milionë euro, çka e bën negociatën sfiduese.

Vitinha ka shkëlqyer dy sezonet e fundit në Paris dhe madje ka përfunduar i treti në renditjen e “Topit të artë” 2025, pas Lamine Yamal dhe Ousmane Dembélé. Një marrëveshje e mundshme do të siguronte për Real Madridin një mesfushor kreativ për dekadën e ardhshme.