Reali “sakrifikon” 12 lojtar për t’i shpëtuar krizës së koronavirusit

Real Madrid, për shkak të krizës, do të duhet të bëjë llogaritë me lojtarët e tepërt që ka në skuadër.
Pasiguria mbretëron edhe nga anët e ‘Casa Blanca’ dhe, në muajt e ardhshëm, klubi me më shumë tituj në botë do të jetë i detyruar të ‘shkurtojë’ 12 lojtarë nga 37 (26 në ekipin e parë dhe 11 të huazuar).
Kjo është ajo që ka bërë të ditur AS, që ka theksuar se disa prej lojtarëve të huazuar do të kthehen në Bernabeu. Emrat e mëdhenj me të ardhmen e pasigurt janë Bale, Modric, Lucas Vazquez, James Rodriguez, Ceballos, Vallejo, Marcelo dhe Mendy.
Mbeten për t’u vlerësuar situatat e Mariano dhe Jovic, përveç ato të lojtarëve të huazuar pak a shumë kudo, si Luca Zidane, një nga djemtë e Zizou, De Frutos, Manu Hernardo.
Ndërsa duket e vështirë që klubi të heqë dorë nga Odergaard, Hakimi, Mayoral, Oscar Rodriguez, Reinier, Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Një situatë në zhvillim e sipër, me presidentin Florentino Perez dhe emisarët e tij që i janë futur punës për të pakësuar kostot