75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 04 Shkurt 2026 / Gj Sh

Reali shënjestron mesfushorin e Chelse-t, i gatshëm të paguajë 120 milionë funte

Real Madridi nuk ishte aktiv në tregun e transferime të janarit, pasi duket se blerjet e verë së kaluar dhe ndryshimet në menagjim morën vëmendjen kryesore, ku Xabi Alonso u shkarkua nga pozita e trajnerit dhe në vend të tij u emërua Alvaro Arbeloa.

Por sipas mediave spanjolle, klubi mbretëror kanë bërë të qartë objektivin kryesor për veren e ardhshme, duke identifikuar transferimin e Enzo Fernandez, shkruan IndeksOnline.

Madje ‘’Los Blancos’’ janë të gatshëm të paguajnë 120 milionë funte për mesfushorin argjentinas të Chelse-t.

Fernadez shihet si një mesfushorë ideal për Real Madridin që përfaqëson vlerat e klubit, derisa raportohet se edhe 25-vjeçari do të preferonte një transferim te klubi mbretëror, pasi nuk është i kënaqur te Chelse, në veçanti me mungesën e suksesit në gara./IndeksOnline/