75 Mall Live Search
22:40 / E Diele, 15 Qershor 2025 / L A

Reali s’i ndahet Premierligës, i dëshiron edhe dy yje tjerë “falas”

Real Madrid duket se do të vazhdojë politikën e saj të joshjes së lojtarëve me profil të lartë pa kosto transferimi dhe dy skuadra të Ligës Premier mund të dalin të humbura nga kjo strategji. 

Në katër nga pesë afatet e fundit kalimtare, Real Madrid ka siguruar shërbimet e emrave të njohur pa paguar klauzola transferimi: David Alaba në vitin 2021, Antonio Rüdiger në 2022, Kylian Mbappé në 2024, dhe së fundmi Trent Alexander-Arnold nga Liverpool. 

Alexander-Arnold u bind të mos rinovonte kontratën me klubin e tij dhe të transferohej në kryeqytetin spanjoll në fund të sezonit.  

Megjithatë, për të siguruar që lojtari të jetë pjesë e skuadrës në Kupën e Botës për Klube, Real Madrid përfundimisht pranoi të paguajë një shumë simbolike prej 10 milionë eurosh për kartonin e tij. 

Pavarësisht investimeve të fundit në Dean Huijsen dhe Franco Mastantuono, raportet sugjerojnë se madrilenët tashmë kanë nisur përgatitjet për transferimin e radhës pa kosto – dhe dy klube angleze ndihen të kërcënuara. 

Sipas Marca, klubet kanë filluar të “frikësohen” nga kjo strategji e Real Madridit, ndërsa mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konate, përmendet si objektivi kryesor. 

Raporti thekson se drejtuesit e Liverpoolit e kanë nuhatur një situatë të ngjashme me atë të Alexander-Arnold, pasi oferta e fundit për rinovim është refuzuar nga Konate, me kontratën aktuale që i skadon verën e ardhshme. 

Përveç tij, edhe mbrojtësi i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, është përmendur si një tjetër emër që mund të transferohet falas, së bashku me talentin e ri të Valencias, Cristhian Mosquera. 

Megjithatë, besohet se Konate është lojtari që Real Madrid e dëshiron më shumë për ta afruar në skuadër.