75 Mall Live Search
23:55 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / C E

Reali vazhdon me fitore, mposht lehtësisht Mallorcan

Real Madrid ka mposhtur Mallorcan me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 31-të të La Ligas.

Mbretërit morën tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Golin e parë e shënoi Vinicius Junior në minutën e 19-të pas një asistimi shumë të bukur nga Luca Modric.

Rezultatin e dyfishoi Sergio Ramos me një “predhë” nga gjuajtja e lirë në minutën e 56-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Reali ka 68 pikë, aq sa ka edhe Barcelona por që është në vendin e dytë për shkak të ndeshjeve direkte. /IndeksOnline/