22:55 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / Gj. Sh

Reali vuan ndaj Leipzigut por siguron biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madridi ka siguaruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, ”Los Blancos” barazuan 1-1 si nikoqire e Leipzigut, por kaluan tutje fal fitores 1-0 në ndeshjen e parë, shkruan IndeksOnline.

Vinicius Junior i dha epërsinë Realit në minutën e 65-të.

Tre minuta më vonë, Willi Orban barazoi shifrat në 1-1.

Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores, por nuk kishin sukses./IndeksOnline/