Reali zgjohet nga “gjumi” në Ligën e Kampionëve

Pas dy humbjeve radhazi, Real Madrid ka shijuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi mposhti në udhëtim skuadrën e Atalantas, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Treshja e frikshme, Kylian Mbappe, Vinicius Junior e Jude Bellingham shënuan golat për “mbretërit”.
Te Atalanta shënuan: De Ketelaere e Lookman.
Pas gjashtë ndeshjeve, Atalanta ka grumbulluar 11 pikë, ndërsa Real Madridi 9 pikë./IndeksOnline/