Realit i ”lodhen meshqit”, Lille i Edon Zhegrovës merr tre pikë ndaj Kampionit

Lille ka bërë befasin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Skuadra franceze ku luan Edon Zhegrova, ka mposhtur kampionin në fuqi, Real Madridin, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Jonathan David shënoi golin e vetëm të ndeshjes, në minutën e 45+2, pasi u tregua i skat nga penalltia.
Ishte pikërisht Edon Zhegrova ai i cili ishte meritori për fitimin e asaj penalltie, pasi goditja e tij nga gjuajtja e lirë, u ndal me dorë nga Camavinga./IndeksOnline/