14:24 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Realiteti i hidhur i industrisë së çokollatës, BE me plan të ndihmojë Bregun e Fildishtë

BE-ja ka në plan ta ndihmojë Bregun e Fildishtë të rregullojë sektorin e saj të prodhimit të kakaos në ligjet e ardhshme evropiane mbi zinxhirët e qëndrueshëm të furnizimit gjatë gjashtë viteve të ardhshme.

Bregu i Fildishtë, së bashku me Ganën, prodhon më shumë se gjysmën e kakaos në botë dhe është pikërisht ky prodhim që shoqërohet me shpyllëzimet, shkatërrimin e biodiversitetit dhe shfrytëzimin e punës së fëmijëve.

Parlamenti Evropian ka kërkuar prej kohësh që Bashkimi… të miratojë ligje që do të parandalonin importin e lëndëve të para dhe produkteve në lidhje me shpyllëzimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, shkruan Euractivi.

Ambasadori i BE në Abidjan Jobst von Kirchmann tha më 19 shkurt se në kontekstin e programeve të ardhshme për periudhën nga 2021 deri në 2027, BE-ja ka në plan ta ndihmojë Bregun e Fildishtë në kalimin në prodhimin e qëndrueshëm të kakaos me deri në një miliard euro.

“Konsumatorët evropianë sot dëshirojnë të konsumojnë një produktin që vjen nga prodhimi i qëndrueshëm dhe që vlen për të gjitha lëndët e para dhe të gjitha vendet”, tha Kirchmani, i cili nuk specifikoi se kur do të merret vendimi përfundimtar për ndihmën financiare.