75 Mall Live Search
16:18 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Realiteti i ngjyrës së preferuar në ‘Instagram’ (Foto)

Ngjyra e flokëve vjollce, që vitin e kaluar por edhe këtë vit është shumë trend duket se ka shumë punë derisa të bëhet vërtetë e bukur.

Përpos shtatë orëve zbardhje, ngjyrosjes dhe konsicionimit, nuk dihet nëse ajo vërtetë do të arrihet ashtu siç duket në fotografi, transmeton Indeksonline.

Para se të vendosni t’i rregulloni flokët keni me dije se:

Ajo që dëshironi nuk mund të jetë lehtë e mundur

Nëse është e mundur, mund të marrë më shumë se një seancë

Do të duhen më shumë se tetë orë

Do të ndryshoni krejtësisht rutinën e dukjes

Jo gjitha ngjyrat që shihni në Instagram mund t’i keni në realitet./Indeksonline/