75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Realizimi i tatuazheve në këto vende, dhemb më shumë

​“Bukuria është dhimbje”, thotë një thënie  e cila është edhe më e vërtetë kur është fjala për tatuazhet.

Si një modifikim i përhershëm i trupit, është e kuptueshme që realizmi i një tatuazhi sjell edhe dhimbje-pasi ato bëhen duke shtypur lëkurën pa pushim me një gjilpërë të mekanizuar për të injektuar ngjyrë, transmeton Indeksonline.

Dhe përderisa dhimbjet ndryshojnë nga personi, mbetet fakt se tatuazhet nuk janë një përvojë e këndshme për të duruar.

Megjithatë, disa tatuazhe janë më të dhimbshme se të tjerat-varësisht nga vendndodhja.

Por ekspertët e tatuazheve kanë bërë të ditur se cilat pjesë të trupit ndiejnë më shumë dhimbje.

Sipas tyre ngushtimi i zonave më të dhimbshme për një tatuazh është e vështirë-pasi dhimbja e një tatuazhi ndryshon varësisht nga një numër faktorësh.

“Varet nga disa gjëra në atë kohë. Për shembull, si ndiheni gjatë ditës, nëse keni grup ose thjeshtë ndjeheni i lodhur, çfarë stili të tatuazhit dëshironi të realizoni, pra me stile të ndryshme që kanë vënë presione të ndryshme në lëkurë, pasi disa mund të jenë më të vështira”ka thënë Kerri nga New Wae Tattooo.

Sipas saj ka tatuazhe që lëndojnë më shumë trupin e njeriut gjatë realizimit. Por përgjigjet e artistëve kanë ndryshuar madje edhe brenda një lokali.

“Krahët, bërrylat dhe majat e këmbëve. Eeh zona e krahut të brendshëm, duke përfshirë bërrylin e brendshëm. Më e dhimbshme do të ishte fundi i këmbës dhe kraharorit”, ka thënë Kerri.

Por për Dave nga West London Ink, thuhet se vendi me më shumë dhimbje nga tatuazhet duhet të jetë sternuim dhe brinjët.

Por ka edhe këshilla për të bërë procesin më pak të dhimbshëm, siç është pirja e ujit ose mbajtja e një bisede nën kontroll, por që faktikisht realizimi i një tatuazhi do të iu shkaktojë dhimbje.

“Por të gjithë janë të ndryshëm”, ka përfunduar Kerri./Indeksonline/