75 Mall Live Search
19:09 / E Martë, 08 Qershor 2021 / OSH

Realizohet fluturimi i parë Helsinki-Prishtinë

Sot ëtshë realizuar për herë të parë fluturimi në drejtimin Helsinki-Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara.

Postimi:

Tej mase e gezuar sot qe te shoh nje fluturim shtese ne aeroportin tone!

Ja ku e kemi edhe pamjen e fluturimit te pare nga Helsinki i cili u realizua sot me sukses per ne destinacionin e Prishtines.

Kjo mundesi e re eshte krijuar qe t’u japim zgjedhje bashkeatdhetareve tane per nje menyre me te shpejte te udhetimit per ne atdhe.