75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Realizohet investimi prej 430 mijë eurove në ujësjellësin e Harilaqit

Ka filluar investimi prej 430,000 € për ujësjellësin në Harilaq dhe lagjen Rafshina.

Kështu ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për komunën e Fushë-Kosovës, Besnik Osmani.

Ky investim që kap vlerën e 430,000 € përfshin: Ndërtimin e rezervuarëve të rinj dhe Vendosjen e rrjetit të ri të shpërndarjes së ujit.

Postimi i plotë:

𝐈𝐧𝐯𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝟒𝟑𝟎,𝟎𝟎𝟎€ 𝐧𝐞̈ 𝐮𝐣𝐞̈𝐬𝐣𝐞𝐥𝐥𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐇𝐚𝐫𝐢𝐥𝐚𝐪𝐢𝐭

Ka filluar realizimi i projektit të ujësjellësit, i cili përfshin ndërtimin e rezervuarëve dhe sistemit të ri të furnizimit me ujë për fshatin 𝐇𝐚𝐫𝐢𝐥𝐚𝐪 dhe lagjen 𝐑𝐚𝐟𝐬𝐡𝐢𝐧𝐚.

Ky investim do të mundësojë furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm për banorët, duke adresuar një prej nevojave më të rëndësishme të përditshme.