75 Mall Live Search
13:33 / E Hënë, 22 Mars 2021 / k.v

Realizohet një operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se është kryer me sukses një operacion i rrallë, në Repartin e saj të Urologjisë.

“Në Repartin e Urologjisë̈, në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, realizohen intervenime urologjike nga më të ndryshmet dhe më të komplikuarat. Një operacion i rrallë për herë të parë është realizuar në repartin e Urologjisë nga ekipi operator e urologëve dhe anesteziologëve”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.