Realizohet zotimi i Bulliqit, renovohet palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”

Është renovuar palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë. Kështu ka njoftuar kryetari Shpejtim Bulliqi.
Ai tha se ky ishte një ndër zotimet e tij në fillim të mandatit, shkruan Indeksonline.
“Ashtu siç ishim zotuar në fillim të mandatit për renovimin e palestrës së sporteve “Hakif Zejnullahu”, ashtu edhe kemi vepruar. Tash me intervenimin tonë është ndërruar tërësisht dyshemeja e palestrës, është rregulluar ndriçimi, ngrohtorja, banjot, zhveshtoret, tribunat dhe nyjet sanitare. Tash e tutje sportistët do të kenë kushte shumë më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe garave sportive.
#bashkëqeverisim për sportin e për rininë!“, ka shkruar Bulliqi.