Rebel Wilson akuzon aktorin për ngacmin seksual

Rebel Wilson pretendoi së fundmi se Sacha Baron Cohen e “ngacmoi seksualisht” në xhirimet e filmit “Grimsby”
Aktorja australiane i bëri akuzat për aktorin në librin e saj, “Rebel Rising”, i cili u publikua dje në SHBA.
Wilson, 44 vjeçe, luajti së bashku me Baron Cohen, 52 vjeç, në komedinë “Grimsby” të vitit 2016, i njohur si “The Brothers Grimsby”.E njohur më së shumti për filmat duke përfshirë “Bridesmaids”, “Pitch Perfect’, ajo u shpreh se nuk ka qëllim ta lëndojë Sasha por dëshiron të ndajë përvojat e saj të supozuara pasi “sa më shumë femra të flasin për gjëra të tilla, shpresojmë se më pak ndodh”.Rebel pretendoi se ndjeu se sa herë që fliste me Cohen gjatë xhirimeve në Afrikën e Jugut, “ai do të përmendte se donte që unë të dilja lakuriq në një skenë të ardhshme”, gjë që ajo thotë se nuk ishte aspak thelbësore për projektin.
Aktorja gjithashtu e akuzoi atë se i ka dhënë “udhëzime të rënda” dhe dukej sikur “donte që unë të dukesha dhe të ndihesha e tmerrshme”.
“Mendimi im është që Sacha Baron Cohen nuk i bën njerëzit të ndihen rehat”, deklaroi Rebel.