75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 28 Qershor 2024 / MSH

Rebelët Houthi shënjestrojnë katër anije në operacion të përbashkët me grupet irakiane

Huthët e Jemenit kanë pretenduar se kanë kryer një operacion të përbashkët ushtarak me një grup irakian të mbështetur nga Irani, i njohur si Rezistenca Islamike në Irak, duke synuar katër anije në Detin e Kuq dhe Mesdhe.

Zëdhënësi i ushtrisë Houthi, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se grupi qëlloi me dronë dhe raketa në një cisternë nafte dhe anije mallrash për shkak të mosrespektimit të një ndalimi për të hyrë në “portet e Palestinës së pushtuar”.

Sulmet e fundit vijnë si përgjigje ndaj “masakrave të armikut izraelit kundër palestinezëve në Rripin e Gazës”, tha ai.